Aeroplanët luftarakë në qiell, “mesazhi” i NATO-s pasi Rusia kërcënoi Suedinë

138

Faqja zyrtare e NATO-së për Komandën Ajrore në llogarinë në “twitter” ka publikuar fotografinë e disa aeroplanëve luftarakë të Danimarkës dhe Suedisë, teksa shihen duke bërë ushtrime, raporton Gazeta Express.

Nga NATO, thonë se trajnime të tilla janë jetike për partnerët e NATO-së dhe për aleatët.

“Ky trajnim është jetik, kështu që pilotët aleatë dhe partnerë të NATO-s kanë njohuri për aftësitë e njëri-tjetrit duke siguruar kohezion më të mirë në operacionet e ardhshme”, thuhet në publikimin e NATO-së.

Ndërkohë në thurjet poshtë këtij shkrimi janë përdorur “NATO, Sigurojmë qiejt, më të fortë së bashku”.

Kujtojmë se ditë më parë Rusia ka kërcënuar Suedinë dhe Finlandën në rast se këto dy shtete do të bënin përpjekje për t’u anëtarësuar në NATO./Shqiperiaime.com.al