Aksident i masiv në aksin Tiranë – Durrës, plagosen 5 persona

86

Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë – Durrës. Raportohet se 5 makina janë përplasur me njëra tjetrën, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 5 persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit të Durrësit, teksa ende nuk bëhet me dije gjendja e tyre shëndetësore.

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.