Aksident me vdekje në Krujë (Emri)

53

Ded Bushi, rreth 65-vjeç, ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar ditën e sotme në Krujë. Ai ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në momentin kur është goditur nga një automjet tip “Benz” që drejtohej nga A.N. në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë.

65-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës për një ndihmë të specializuar mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të saj.