Aksident me vdekje në Shkodër

61

Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 në afërsi të fshatit Trush.

Një 41-vjeçar, i cili po udhëtonte me makinë, ka përplasur 80-vjeçarin me iniciale H.F. i cili po lëvizte në këmbë.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë  H.F, ndërsa 41-vjeçari është shoqëruar në polici.

Njoftimi i policisë:

Më datë 11.12.2021, rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në vendin e quajtur fshati Trush, një automjet me drejtues shtetasin V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. F., 80 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Si pasojë e përplasjes shtetasi H. F., ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit shtetasi V.J. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.