Një aksident ka ndodhur sot në lagjen Nr.13 të qytetit të Durrësit, ku një 22-vjeçar teksa drejtonte mjetin tip “Smart” ka aksidentuar një 33-vjeçare.
Si pasojë e përplasjes, shtetasja K. B. ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI
Me datë 29.10.2021, rreth orës 15:20, në lagjen Nr.13 Durrës, mjeti tip “Smart” me drejtues shtetasin B. D., 22 vjeç, ka aksidentuar shtetasen K. B., 33 vjeçe, e cila ishte duke qarkulluar me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes shtetasja K. B, ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave te aksidentit.