Një aksident ka ndodhur rreth orës 13:50 të ditës së sotme në lagjen nr.15 të qytetit të Durrësit, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka mbetur e lënduar një shtetase me inicialet M.P.
Ajo është dërguar në spital, ku dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.