Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Terminalit në Kuçovë.
NJë 19-vjeçar i cili udhëtonte me një makinë tip “Benz” ka përplasur një 40-vjeçar me iniciale Y.U. i cili ecte në këmbë.
Ky i fundit u dërgua në spitalin e Beratit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 19:30, tek Terminali, Kuçovë, shtetasi B.S.,19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin Y.U., 40 vjeç, banues në Kuçovë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.