Aksident në Lezhë, “Benz”-i përplaset me një kamion, plagoset drejtuesi i autoveturës

54

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën e Tales në Lezhë.

Një automjet tip “Benz” është përplasur me një kamion dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i autoveturës.

I dëmtuari është transportuar drejt spitalit Rajonal të Lezhës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet.