Aksident në qendër të Elbasanit/ “BENZ”-i përplas biçikletën, plagoset një person

52

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Elbasan, ku një automjet tip “Benz” ka përplasur një person,  i cili po lëvizte me biçikletë.

I lënduari është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.