Aksidenti fatal në Kamëz, familjarët e vik timës marrin vendimin që nuk pritej për 19-vjeçaren që ishte shofere

246

Një aks ident fa tal ka ndodhur në Kamëz ku mbeti e vde kur një 22 vjeçare. Ditën e sotme do jepet masa e sigurisë për Denisa Dokun, e ndaluar për aks identin e 5 dhjetorit në Kamëz ku mbeti e vr arë 22-vjeçarja Alida Spahiu.

Prindërit e vik timës i kanë kërkuar gjykatës që 19 vjeçarja Denisa Doku të mos ndiqet penalisht.

“Marrë dhëniet tona me familjen Doku janë të sqaruara. Kemi marrë dhënie familjare pasi Alida ishte e fejuara e vëllait të Denisës”, janë shprehur ata. Ndërkohë që kanë bërë edhe një akt noterial.

Ndërkohë avokati Bardh Koçi ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie.Sipas tij, vajza është studente dhe duhet ti jepet mundësia të vazhdojë shkollën.

Avokati: Duhet të ndalohej edhe drejtuesi i benzit deri sa të dalë ekspertiza. Aksidenti ka ndodhur në momentin që Smarti do të merrte kthesën. Drejtuesja e mjetit nuk ka qenë e alkoolizuar dhe nuk ka qenë me shpejtësi.

Përplasja është tepër e forte, ndërsa makina e vogël në të cilën udhëtonte Doku së bashku me 22-vjeçaren Alida Spahiu bën një rrotullim thuajse 360 gradë, duke u përpla sur edhe me një automjet që po vinte nga pas.

Dy vajzat mbetën fillimisht të plagosura, në gjendje më të rëndë e reja 22-vjeçare, e cila fatkeqësisht dje humbi jetën në spital.Drejtuesja e automjetit, Deni Doku është arre stuar nga policia veprën penale “Shkelja e rregullave të Qarkullimit Rrugor”./korrieri.al