Aksidentohen dy makina në Durrës, tre pasagjerë përfundojnë në spital

52

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin dhe për pasojë janë plagosur tre pasagjerë.

Ata janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.12.2021., rreth orës 07:50, në lagjen nr. 16, automjeti me drejtuese shtetasen H. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. B., dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët A. M., A. S., dhe F. C., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.