Aksidentohen katër makina në Bulevardin e Vlorës, disa të plagosur

62

Një aksident ku janë përfshirë katër makina ndodhi sot në Bulevardin kryesor Vlorë–Skelë.

Një nga makinat dyshohet se, ka bërë parakalim të gabuar dhe është bërë shkak për aksidentin.

Ndërsa fatmirësisht nuk ka raportime për jetë të humbura, raportohet se e plagosur ka mbetur një 60-vjeçare, e cila ndodhet në spital si pasojë e një goditje të marrë në kokë.

Janë edhe tre të plagosur më lehtë nga përplasja, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e mjekve dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.