Aksion policor në hyrje të Lezhës, disa të arrestuar. Blutë qëllojnë në ajër, brenda një makine gjendet drogë

68

Një aksion policor është zhvilluar mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Lezhës, ku raportohet se disa persona janë arrestuar.

Korespondenti i Panorama bën me dije se gjatë operacionit policia është detyruar të qëllojë në ajër, ndërsa personat që ndodheshin në një automjet kanë tentuar të largohen për ti shpëtuar arrestimit.

Mësohet se në aksion është gjetur dhe sekuestruar brenda automjetit lëndë narkotike.

Pritet që policia të dalë me njoftim zyrtar për aksionin.