Organizatori dhe aktivisti i mirënjohur në SHBA Zoti Naser Nika, përmes rrjeteve sociale uron të gjithë Shqiptarët me rastin e festës së flamurit dhe 110 vjetorit të shtetit Shqiptar, dhe gjithashtu falenderon të gjithë ata që e përkrahin në rrugën e tij për të lobuar dhe promovuar vendlindjen e tij dhe mbarë Shqipërinë tek miku më i madh i popullit Shqiptar që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më poshtë ju sjellim shkrimin që Zoti Nika ka përcjellë nëpër mes rrjeteve sociale
Ishte kënaqesi për mua që punova dhe u angazhova një kohë të gjatë për të organizuar dhe realizuar vizitën e delegacionit nga komuna e Ulqinit në SH.B.A. gjegjësisht në shtetin e NY. Shumë i kënaqur që isha pjesë e delegacionit në të gjitha takimet e realizuara me perfaqësuesit e institucioneve ne New York.
Vizita të tilla dhe një angazhim për çeshtjet tona kombëtare për vendlindje vetëm më japin më shumë vullnet që në të ardhmen të organizoj takime edhe në nivelet më të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikes me perfaqesus të shqiptarëve në trojet e veta ne Mal të Zi.
Respekte për secilin pjestar të delegacionit me shpresë që jeni të kënaqur gjatë qëndrimit tuaj në SHBA dhe takimeve te realizuara. Ju premtoj se do tl angazhohem pa u lodhur për lobimin dhe promovimin e vendit dhe kombit tim tek aleati më i madh i kombit tonë SHBA-ve. Zoti i bekoftë shqiptaret dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Gëzuar Ditën e Flamurit dhe 110 vjetorin e pavarësisë së Shqiperise!