Aktori me famë botërore bën deklaratën e papritur: Dua të bëhem pjesë e Partisë Komuniste Kineze

123

Jackie Chan është një prej aktorëve më të njohur ndërkombëtarë. Edhe në Shqipëri ai njihet shumë për shkak të filmave që ka luajtur Në Kinë dhe jo vetëm.

Por së fundmi, aktori ka zbuluar se e ka qejf politikën. Ai është shprehur se i intereson që t’i bashkohet Partisë Komuniste të Kinës. Gjatë një simpoziumi më 8 Korrik, aktori 67-vjeçar shprehu mendimet për fjalimin e Presidentit Xi Jingping që mbajti për 100-vjetorin e krijimit të Partisë Komuniste.

Sipas “The Global Time”, Chan tha se është krenar që është kinez dhe shprehu mbështetjen për partinë politike.

“Mund të shikoj madhështinë e Partisë Komuniste dhe do të bëjë realitet ato që thotë në më pak se 100 vjet, por vetëm disa dekada. Dua të bëhem anëtar i Partisë Komuniste”, tha ai.