Aktorja e njohur turke shkon në Kosovë. Zbulohet arsyeja e vizitës

54

Një prej aktoreve më të njohura turke ndodhet në Kosovë.

Bëhet fjalë për aktoren Burcu Biricik është një ndër aktoret më të famshme turke, e cila u bë e njohur në vendin tonë përmes rolit të Dilës në telenovelën “Kuzgun”.

Ajo ka ardhur në Kosovë dhe do të jetë pjesë e Festivalit të 12-të të Filmit të Shkurtër Balkans Beyond Borders (Ballkani Përtej Kufijve), që është një organizatë joqeveritare e përkushtuar për nxitjen e mobilitetit dhe bashkëpunimit të të rinjve në Ballkan, duke përdorur artin e krijimit të filmave të shkurtër dhe fuqinë e imazhit.

Burcu do të jetë folëse në tryezën që do të mbahet sot në Kino Armata.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi në Instagram.