Aktorja : Xhaxhi Edi je lakuriq, fëmijët e “kokëpalarëve” po të tregojnë sot vendin

476

Aktorja e njohur Inida Gjata, ose e njohur ndryshe me emrin e artit si Zhaku ka bërë një shkrim në lidhje me aktualitetin politike në vend dhe levizjen e protestave të të rinjve pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha.
Shkrimi i plotë: Xhaxhi Edi, je lakuriq dhe çfarëdo lloj petku të të hedhë mbi supe Fuga apo Mero, ti je lakuriq përpara syve tanë. Rrotullohu nga të duash, paqe nuk do gjesh as natën as ditën edhe sikur gjithë ushtrinë ta nxjerrësh kundër fëmijëve që i ke lënë pa të ardhme! Nëse ka një person që po e shfrytëzon këtë situatë politikisht, ai je ti! Je huligani qe? rreh.

Protestuesit me të drejtë po shprehin një revoltë që nuk e ka burimin veç tek vrasja e Klodianit, por edhe tek shkatërrimi i së drejtës dhe institucioneve nga ti. Sot kemi një shtet me një polici kriminale që dhunon popullin, sepse ti je një huligan që rreh dhe ata që të shërbejnë ty janë lukunia që leh pas teje.
Sot kemi një shtet të kapur në çdo drejtim nga gjobaxhinj, hajdutë, injorantë dhe maskarenj, që lehin pas lehjeve të tua. Xhaxhi Edi, selinë e partisë e dogje vetë, që të shfrytëzosh situatën politikisht, pra shfrytezuesi dhe abuzuesi i të miturve je ti vetë dhe lukunia që leh pas teje! Videot që ti nxjerr, sikur këta minorenë po paguhen nga njerëz të korruptuar, janë të bëra nga ty dhe nga lukunia qe leh pas teje, me paret e krimit që të ka financuar pushtetin absolut.
Xhaxhi Edi, përrallat me dorëheqje e me moralizime, janë thjeshtë lehje të ngjirura të lukunisë tënde. Karvani që ecën përpara janë protestuesit që sot kanë një revoltë më të madhe se çdo herë. Ata i kanë thënë burgut hapu, sepse më mirë është jeta në burg, sesa në periferitë pa të ardhme ku ke izoluar gjysmën e shoqërisë. Pa të ardhme, pa mundësi, pa përkrahje. Janë rinia që lindi mes plumbave të 97-tës, 98-tës, që u rrit me kothere, me dhunë dhe pa përkrahje. Që nuk e dinë se çdo të bëjnë nesër. Janë fëmijët e “kokëpalarëve“ që ndezën zjarret e tua në 21 Janar dhe që i yshte të vriteshin në shesh për pushtetin tënd.

Janë fëmijët e atyre që blen huligani yt Balla me një thes miell për një votë. Janë fëmijët e prindërve që nuk kanë çfarë tu japin fëmijëve për të ngrënë, që bëhen mercenarë e militantë për një copë bukë?. Pra kujdes me ata se u detyrohesh shume? Të sollën në pushtet prindërit e tyre dhe varfëria e tyre të bëri ty sot sulltan, mbret, huligan dhe lukuni që vetëm leh.

Xhaxhi Edi, këta fëmijë që ti dhunon sistematikisht përmes lukunisë tënde, meritojnë respekt, sepse janë femijët e shtresës më të varfër dhe më të paarsimuar, që pushteti yt e dhunon duke u marrë pronat, duke u marrë shtëpitë, duke i trajtuar si leckë, duke i lënë pa punë, pa asistencë. Por fatmirësisht fëmijët e “kokëpalarëve” të tu, po të tregojnë sot vendin dhe po e faktojnë çdo çast e më shumë, që lukunia je ti!