Prokuroria e Tiranës kërkon 25 vite burg për Izet Haxhinë, ish-truprojë e ish-kryeministrit Sali Berisha, shkruan neësbomb.al. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar në vrasjen e deputetit të Partisë Demokratike Azem Hajdari, ngjarje e ndodhur në 12 shtator 1998.
Pas afro dy vitesh hetime dhe seancash gjyqësore, Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën dhe kërkon që Izet Haxhia të dënohet me 25 vite burg. Nga ana tjetër, ish-truproja kërkon lirinë pasi thotë se nuk ka gisht në ngjarjen e ndodhur para selisë së PD.
Kujtojmë se, në vitin 2006 Izet Haxhia u arrestua në Turqi, ndërsa në maj të vitit 2020 ai u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.