Akuzon këngëtari shqiptar: Paguajnë 10 milion lekë për klikime, Don Xhoni njëri prej tyre

84

Këngëtari shqiptar, Erik Lloshi, teksa flet për këngën e tij më të re “Kshu je ti“, thotë se ka shumë këngëtarë që blejnë klikimet, duke përmendur dhe reperin e njohur: Don Xhoni. Eriku thotë se këngëtarët paguajnë 10 milion lekë (të vjetra) për të marrë klikime në Youtube.

Erik Lloshi: Unë kam nxjerrë këngën time të re para katër javësh. Ronaldo Sharka: Na fal ne të “Orës Verore”, sepse jemi larguar nga Tirana dhe nuk kemi informacion.

Erik Lloshi: Thua nuk e kam vënë re këngën, sepse ka dalë Don Xhoni, që hedhin (paguajnë) 10 milionë lekë sponsorizime.

Unë përmenda Don Xhonin, por ka dhe shumë tjerë që marrin nga 3 apo 4 milionë klikime në ditë. Është fatk.eqësi, kur menxherët që nuk marrin vesh nga muzika, paguajnë lekë për sponsorizimin e këngëve, që nuk duhen dëgjuar nga publiku.