“Amaneti i babait shkoi në vend falë shqiptarëve” Çfarë ndodhi me dy jetimet që jetonin në varfëri

134

Kur ‘Shqiptarët për shqiptarët’ treguan historinë e saj, Fjorela 16 vjeçe ende qante për humbjen e të atit një vit më parë. Kujtonte amanetin që ai i kishte lënë, teksa dergjej në spital.

Ja ku jetonin dy vajzat jetime
“I kishin vënë oksigjen dhe më tha t’I afrohem. Dëgjo kam dy fjalë më tha. E para ruaj mamin e motrën dhe e dyta shpjere mamanë deri në fund kur… (qan). Pastaj dola. Më pas më shoqëroi gjyshi, kam ardhur vetë me furgon këtu në Pogradec. Mua nuk më treguan. Kur unë erdha këtu babai kishte vde kur… kemi parë fat keqësi.”-thoshte Fjorela, ndërsa lot ët nuk i pushonin.

Familja Çollaku nga Gështenjasi i Pogradecit, ishte e zhytur në borxhe në thuajse çdo dyqan ku blinte ushqimet. Dy motrat dhe e ëma e shtynin muajin me 10 mijë lekë të reja, para që nuk I dilnin as për t’u ushqyer.

Por fatkeqësia u largua nga kjo familje falë zemrave të shqiptarëve dhe emisionit ‘Shqiptarët për Shqiptarët’. Fatma Naçi e Meri Bejleri vizituan dy jetimet për t’i dhënë lajmin e madh se ato do të kishin tashmë një shtëpi të tyren dhe se borxhet i ishin paguar.