Amerikania shkon ne policine e Tiranes/ Me tha je k*rve e shendoshe, e dua ne bu.rg

581

Një 35-vjeçare, shtetase amerikane që jeton dhe ka biznes joga në Tiranë, është ndier e fyer dhe e bezdisur nga një shtetas kinezo-kanadez, saqë e vetmja zgjidhje për të ishte veçse policia. Burime nga gazeta “Si”, tregojnë se amerikania me iniciale R. B., shkoi në policinë qendrore pas një incidenti të ndodhur në biznesin e saj, palestër Joga.

Sipas policisë, gruaja e ushtron këtë aktivitet në kryeqytet prej pesë vitesh, por asnjëherë nuk është ndeshur me probleme të tilla me shtetas shqiptarë. Sidoqoftë flakën për grindjen e ka ndezur një shqiptar që u grind në brendësi të ambienteve, por më pas dy të huajt e kanë vijuar sherrin, për të drejta të padëgjuara.

Njëri kërkonte dëmshpërblim duke akuzuar se përse nuk i garantoi qetësi dhe tjetri (amerikania), u fye kur ai e quajti “k*rvë amerikane e shëndoshë”. Amerikania tregon se shtetasi me iniciale A. B. shqiptar dhe shtetasi kinezo-kanadez me iniciale H. P, të cilët u grindën për shkaqe banale.

35-vjeçarja thotë se:

Ata filluan të debatonin dhe nga ana ime iu kërkua të dy klientëve që të dilnin jashtë dhe të largoheshin nga ambientet. Të dy u larguan dhe me sa mësova kanë vazhduar të debatojnë jashtë pallatit. Nga debati verbal konflikti ka agravuar dhe ka shkuar në konflikt fizik”.
Ndër të tjera, ajo thotë se këtë përplasje ajo nuk e ka parë dhe nuk mund të konsiderohet dëshmitare, pasi ja kanë treguar persona të tjerë.

Ajo është shprehur se:

Pas kësaj shtetasi kinezo-kanadez më dërgoi një e-mail dhe duke treguar incidentin kërkoi dëmshpërblim nga ana ime dhe kompania ime për grindjen ku u përfshi. Ai kërkoi dëmshpërblim prej meje për syzet që i kishte thyer shtetasi shqiptar kur janë konfrontuar jashtë ambienteve.
Por, në ditët në vazhdim amerikania është ndeshur me kërkesa të tjera prej kinezo-kanadezit.

Ajo ka thënë se:

Më kërkoi kthimin e lekëve të kursit që i kishte paguar. Ja ktheva vlerën e lekëve që ai kishte paguar. Gjithashtu iu bëra me dije të dy shtetasve përmes e-mailit se sapo i kisha shpallur klientë të padëshiruar në biznes dhe ju ndalohej që të frekuentonin këto ambiente. Edhe pse kjo gjë iu bë e ditur të dyja palëve, kinezo-kanadezi i shpallur i padëshiruar përsëri shkruante në e-mailin tonë. Ai kërcënonte se studioja ishte përgjegjëse për situatën dhe më tej filloi të kërcënimet.

Ai më tha k*rvë amerikane e shëndoshë.
Policia është vënë në kërkim të kinezo-kanadezit dhe të shqiptarit, të shpallur “non grata” jo nga SHBA, por nga një amerikane në Tiranë, e cila ka vendosur t’u tregojë dy burrave se gjithçka ka një kufi. Ndërkohë, oficeri i policisë tha për gazetën “Si” se deklarata e amerikanes është dhënë në gjuhën e saj amtare, ndërsa shtoi se nga çfarë u deklarua në polici nuk ka asnjë vepër penale, por është në situatën e fyerjes që është një çështje civile.