Analisti politik, Kristjan Dukaj, ka ftuar kryetarin e Komunes se Tuzit,Nik Gjeloshaj ne duel televiziv.

423

Dukaj fton Gjeloshaj në duel Televiziv.

Analisti politik, Kristjan Dukaj, ka ftuar kryetarin e Komunes se Tuzit,Nik Gjeloshaj ne debat televiziv per te diskutuar situaten e te rinjve ne ate treve. Sipas Dukaj, politika e facebookut nuk ka asnje efekt tek banoret e Malesise!

Statusi i plotë i analistit politik Kristjan Dukaj:

” I nderuari kryetar Gjeloshaj,
Si banor i Komunës së Tuzit/Malësisë, ju ftoj në TV duel të diskutojmë për situatën sociale/ekonomike të rinjve në këtë trevë. Mundemi në gjuhën shqipe ose në atë malazeze. Në RTCG, Vijesti, Adria.tv, TV Teuta,Televizioni Boin…ose kun të dëshironi Ju !

Politika e facebook-ut, dhe hapja e fabrikave përmes statusave në rrjete sociale, nuk kanë efekt të dukshëm tek ne, rinia, që nuk duam të emigrojmë!
Besoj në përgjigje pozitive nga ana Juaj “