Andi i revoltuar ndaj Shqipes, ja çfarë i thotë

212

Ish-protagonistja e Përputhen Shqipe Hysenaj ka postuar një foto të Andit dhe një vajze që ajo pretendon se është Tea, ku shfaqet kjo e fundit duke e puthur në faqe.

Shqipja ka etiketuar në postim dy personat që ajo po akuzon për mashtrim.

Ditën e sotme, në emisionin “Përputhen”, Andi ka përgënjeshtruar këtë lajm dhe ka thënë se këto foto janë shkrepur në Gjermani, kur Tea ka qenë 16 vjeç, ndërkohë që Tea ka konfirmuar se ka qenë në Fier duke ndjekur shkollën në atë kohë.

“Do i thoja vetëm dy fjalë kësaj vajze që ka nxjerr këtë gjë. Në radhë të parë ti vijë turp sepse vajza e huaj duke cënuar privatësinë. Ne nuk e dijmë nëse ajo vajzë është e martuar apo beqare dhe po i shkatërron jetën”, tha Andi.

Ata i bëjnë të dy thirrje Shqipes të heq dorë dhe të mos kërkojë vëmendje, ndërsa Tea thotë se xhelozia për Andin ka qenë ajo që e ka shtyrë të gënjejë për diçka të tillë.

Për të qenë më transparentë, në studio është bërë një krahasim midisi profilit të Teas dhe vajzës që shfaqet duke puthur Andin në foto dhe duken qartë dallimet mes tyre.