Ankimimi i PD për “Shtëpia e Lirisë”, KAS merr vendimin

78

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) , në mbledhjen e kësaj të hëne ka shqyrtuar kërkesën e Partisë Demokratike për të zhbërë koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’ për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit.

Në mbledhjen e saj KAS ka vendosur mos kalimin për shqyrtim të kësaj kërkese ankimore.

“Sot, Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi elementet  e formes dhe te permbajtjes se kerkeses ankimore nr.2.

KAS vendosi mos kalimin per shqyrtim te kerkeses ankimore”, thuhet në vendimin e KAS.

Ndërkohë ankimimi i PD-së është bërë dhe pas vendimit të KQZ-së për të përjashtuar nga koalicioni me LSI-në dhe PDK-në regjistrimin e Sali Berishës. PD parashtron 3 argumente, dorëzimi i kërkesës për koalicion nga LSI para se të regjistroheshin si parti, u përdorën simbolet e saj pa miratimin e kryedemokratit si dhe mbetët ende e paqartë se cila parti do të propozojë kandidatët për 6 bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit.

PD kërkoi mosnjohjen e këtij koalicioni është edhe përdorimi i simboleve të saj nga “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” të Berishës, dhe se ky komision nuk figuron i regjistruar si subjekt zgjedhor dhe as si parti politike. Sipas PD marrëveshjes i mungon edhe një element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike.
Ndërkohë kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi regjistrimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për të garuar në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen më 6 mars.