Anton Marku Junçaj është një malësor nga Hoti i Malësisë së Madhe, ai ka pothuajse dy dekada që jeton me familjen e tij në SHBA. Antoni është një nga ata Shqiptarë që kudo që të shkojnë e krijojnë një copë vendlindje, sepse ai don që t’a ndiejë veten si në Hotin e kryebajrakëve, don të shikojë Shqip të frymojnë Malsorçe dhe don t’a ndiejë atë forcë që si një Ante e merr vetëm nga Malësia e cila ndodhet atje larg përtej oqeanit në Hotin e tij të vogël si vend por me një histori të madhe dhe të lavdishme.
Antoni u angazhua në organizata dhe shoqata atdhetare atje në Amerikën e largët, ku dhe aktualisht është në Shoqatën kulturore artistike Rapsha Në Mërgim, aty Antoni është udhëheqës i grupit të valleve burimore tradicionale të Malësisë së Madhe, ku me një pasion të pashoq ai u mëson brezave të kërcejnë vallet tradicionale dhe Kcimin Malsorçe që është një pasuri dhe një trashigimi kulturore kombëtare.
Malli dhe dashuria për vendlindjen bënë që me shumë mund dhe sakrifica Antoni të ngrejë një muze etnografik kulturor të mbushur plot me objekte të ardhura nga Malësia e Madhe Mirdita Plava Gucia dhe gjer nga Çamëria, aty në atë muze mund të jenë deri në 600 objekte të cilat sa herë Ka ulltuar në atdhe ai i ka marrë dhe i ka sjellë në muzeun e tij, ku bie në sy kjo dashuri dhe ndjenjë atdhetarizmi e këtij djali Hotjan.
Në muzeun e Anton Marku Junçaj gjen çdo gjë që të kujton Malësinë, oxhaku flamuri Kuq e zi, veshje tradicionale, enë dhe shumë e shumë objekte të jetës që ishte dikur në malet tona. Por jo vetëm në Malësi por në çdo cep të Shqipërisë ai ka nga diçka për të treguar. Një muze i vogël që pasqyron një histori të madhe
Antoni është një nga ata njerëz që ndoshta janë të rradhë por që mbushin shumë boshllëqe të lëna në hije nga qeveritë dhe organizatat shtetërore. Ai një individ arriti që një vend në Amerikë të quhet “Oda e Rapshës së Hotit në Michigan”
/Adrianet.al