Antonela ironizon keq këtë banore të shtëpisë: Asaj t’i japim çmimin si aktorja e vitit

51

Debatet e shumta po vazhdojnë brenda shtëpisë së Big Brother Vip. Që kur është bërë pjesë e shtëpisë Antonela Berisha ka tërhequr vëmendjen me ironizimet drejtuar banorëve tjerë. Së fundmi një sjellje të tillë e ka praktikuar nda Monikës të cilën e ka etiketuar si “aktorja e vitit”.

“Të njoh shumë mirë Monika, kot nuk e ke marrë çmimin aktorja e vitit. Edhe nëse nuk e ke marrë do ta marrësh menjëherë pasi ke dalë nga këtu”,- tha ajo. Nga ana tjetër Monika replikoi me sportivitet duke thënë: Prisja që të më kapje diçka tjetër, jo këtë komedi.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Monika dhe Antonela kanë debate të forta mes tyre. Para disa ditësh, Antonela dhe Monika janë përfshirë në një debat “normal” për VIP-a. Teksa ndodheshin në tualet, Monika shtyu me këmbë këpucët e Antonelës që ndodheshin në tokë, por ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak një VIP-i si Antonela.

Ajo i është kthyer Monikës duke i thënë të ketë kujdes pasi ato këpucë kushtojnë 800 euro dhe nuk mund të shtyhen me këmbë. Monika i kërkon disa herë falje Antonelës, por ajo i tha se u bezdis shumë nga ky gjest i saj. Biseda mes tyre:

Antonela: Monikë më fal bëjnë 800 euro këto këpucë që po i shkel me këmbë! Monika: Nuk i shkela, i shtyva! Antonela: Si nuk i shkele, hapu një sekondë, ça është kjo punë kështu të shkelën gjërat e të tjerëve! Monika: I shtyva

Antonela: Me këmbë? Monika: Po Einxhel: Hë se nuk ta bëri me qëllim! Antonela: E kuptova, por po e them se më dha bezdi. Se duhet vetëm me mbyllë gojën ose me dal nga shtëpia me qenë në rregull! Monika: Më fal, nuk ka problem, më fal shumë.