Anullohet Kuvendi i Lulzim Bashës në 18 dhjetor

81

Kuvendi i Partisë Demokratike ka vendosur të anulojë edhe Kuvendin e thirrur më 18 dhjetor nga Lulzim Basha.

Po ashtu, Kuvendi i PD vendosi të shkarkojë Gazment Bardhin si Sekretar i Përgjithshëm, si edhe  tre nënkryetarët,  Grida Duma; Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

Shkarkimi i tyre u bë pasi nuk ishin zgjedhur sipas statutit të partisë.