Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale.
Një 40-vjeçar i identifikuar me inicialet D.H., u arrestua pasi u kap duke tentuar të vjedhë në banesën e shtetasit O. Sh., 42 vjeç.
Nga veprimet hetimore të kryera, ky shtetas dyshohet të jetë autori i 2 vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:
Më datë 06.12.2021, në lagjen nr.13 Durrës, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit D. V.;
Më datë 07.12.2021, në Arapaj Durrës, dyshohet se ka vjedhur disa orendi shtëpiake në banesën e shtetasit G. K.
Ndërsa një 43-vjeçar i identifikuar me inicialet A.V., u arrestua pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.