Arsyeja pse duhet konsumuar ujë para vaksinimit kundër kovidit!

102

Të gjithë e dinë se vaksinat kundër koronavirusit mund të shkaktojnë më pak efekte anësore dhe kjo është arsyeja pse një sërë ekspertësh besojnë se konsumimi i ujit mund të ndihmojë.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë që ata që marrin vaksinën të qëndrojnë mjaftueshëm të hidratuar nëse zhvillojnë ethe si një efekt anësor.

Kompania farmaceutike CVS rekomandon konsumimin e ujit përpara vaksinimit në mënyrë që të zvogëlohen gjasat që një personi të fikët gjatë marrjes së vaksinës.

“Ne e rekomandojmë këtë sepse vumë re në prill se disa njerëzve u ra të fikët gjatë vaksinimit kundër koronavirusit. Rritja e volumit intravaskular mund të ndihmojë në parandalimin e sinkopës vasovagale që çon në të fikët”, tha zëdhënësi i CVS, Matt Blanchette për revistën “Health”.

Në faqen e CDC-së thuhet se dhënia e ushqimeve apo lëngjeve për pacientët mund të parandalojë rastet e të fikëtit, por theksohet se nevojiten kërkime të mëtejshme.

“Dëshironi të jeni të hidratuar në rast se keni temperaturë, sepse në këtë mënyrë ju lehtësoni dhimbjen e kokës”, tha Thomas Russo, një infektolog në Universitetin në Buffalo.

Ai tregon se ende nuk ka të dhëna që do të vërtetonin se kjo do të ndihmojë në vaksinimin kundër koronavirusit./M.T/dritare.net