Astrologia Meri tregon parashikimin e yjeve për vitin 2021

296

Edhe pak ditë na ndajnë nga viti 2021. Ndërsa të gjithë mund të kemi bërë plane dhe kemi filluar të mbushim listën e objektivave, duam të dimë edhe çfarë thonë yjet. Astrologia Meri Shehu, gjatë një interviste për Wake Up, ka treguar parashikimin e horoskopit për vitin që vjen.

Shenja më me fat, sipas Merit, do të jetë Ujori.

“Saturni ka një unazë që sjell mbretërimin. Jemi futur në etapën e Ujorit, e cila simbolizon njeriun, ku merr një superfuqi dhe simbolizon çdo gjë, dhe do fitojë vetëm përvoja. Ujori është edhe një shenjë raciste, sepse nuk e pranon dominancën. Jeta e Ujorëve do ndryshojë, optimizmi do jetë më i madh. Ujori ka solidaritet dhe marrëdhënie shoqërore”, -ka thënë Meri.

Ajo ka shtuar gjithashtu se shenjat më të favorizuara për këto Krishtlindje janë Ujori dhe shenjat e zjarrit, duke përjashtuar shenjën e Luanit. Astrologia ka parashikuar vitin 2021 për secilën shenjë, shkurtimisht.

Dashët do kenë financa të mira në rrugët ligjore.

Demët duhet t’u përshtaten ndryshimeve të vitit 2021.

Binjakët do të jenë më të qetë dhe nga ana ekonomike më të realizuar.

Gaforret duhet të bëjnë mirë llogaritë e financave.

Luanët kanë vit të vështirë.

Virgjëreshat do kenë vit me stres.

Peshoret do kenë një vit të mbarë, mund të martohen ose të shfaqin talentet.

Akrepët do merren me anët e trashëgimisë.

Shigjetarët do jenë mirë.

Bricjapët futen pak në dilema të mëdha dhe do kenë një çështje përparimi në ekonomi.

Ujorët do jenë shumë mirë dhe do hapet një periudhë 12-30 vjeçare.

Peshqit duhet të merren shumë me veten së brendshmi.