Atentati i tretë/ Kush është ish-deputeti që u plagos në qendër të Shkodrës

92

Ish-deputeti i Partisë Demokristiane dhe ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka 64 vjeç, mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Shkodrës.

Ndaj tij u hap zjarr nga një armë pistoletë me silenciator, sapo Ujka kishte dalë nga shtëpia e tij në lagjen “Vasil Shanto”.

64-vjeçari ka marrë një plumb në shtyllën kurrizore dhe mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Pashko Ujka ka qenë deputet i Partisë Demokristiane në Kuvendin e Shqipërisë në legjislaturën 2005-2009, i zgjedhur në Shkodër.

Ndërsa nga viti 2011 e deri në 2015, ai ka qenë kryetar i Komunës së Velipojës.

Ujka ka qenë i kërcënuar edhe me hërët, pasi në drejtim të banesës së tij është qëlluar me armë zjarri. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar.

Shkodër/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:15, në  lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë  dhe vijon krehja e  zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë po  vijon punën për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.