“Audi” merr flakë në ecje në Koplik, policia jep detajet

47

Një automjet tip “Audi” është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në rrugën Koplik i Sipërm-Dragovoi, teksa ka qenë në ecje. 25-vjeçari që ndodhej në timon ka arritur të dalë nga mjeti, i cili është djegur plotësisht. Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin në automjet është bërë një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit.

“Rreth orës 15:00, në rrugën Koplik i Sipërm-Dragovoi, mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. J., 25 vjeç banues në Lezhë, ka marrë flakë, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa mjeti është djegur plotësisht si pasojë e përhapjes së flakëve. Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.