Bajram Rexhepi: Gazifikimi është storje suksesi

181

Sot, drejtori i Resurseve energjetike të vendit, Bajram Rexhepi, ka vizituar vend punishten e gazifikimit, së bashku me ministrin dhe zv. Ministrin e transportit dhe lidhjeve, Blagoj Boçvarski dhe Bekim Rexhepin, ku ka theksuar se gazifikimi është storje suksesi.

Z. Rexhepi ka deklaruar se “po bëjmë përpjekje maksimale, që projektet në ndërtim e sipër të përfundojnë sa më shpejtë”.

Ja postimi i Bajram Rexhepit:

Sot së bashku me ministrin dhe zv.ministrin me transportit, inspektuam punimet në teren, dhe fillimin e sezonit ndërtimor. Po bëjmë përpjekje maksimale, që projektet në ndërtim e siper të përfundojnë sa më shpejtë. Besoj dhe jam shumë i sigurte se gasifikimi i vendit, do të jetë një storje suksesi.