Banorët kundërshtojnë dënimin e Big Brother: Nuk e bëj dot, e kam rutinë

58

Pas vendimit të “Vëllait të Madh” për të dënuar banorët për mosrespektimin e orareve të zgjimit ka pasur shumë kundërshti nga disa prej tyre.

Ata do të qëndrojnë në Dhomën e Dënimit për shkak të zgjimit të vonuar dhe kjo nuk u ka pëlqyer aspak.

Disa prej tyre këmbëngulën duke thënë se kështu kanë jetuar gjithnjë dhe nuk mund të ndryshojnë rutinën e tyre deri në ndryshimin e procesit të gjumit.

” Unë ashtu kam jetuar gjithnjë, këtu po bëj maksimumin që të përshtatem por kjo nuk do të thotë që të ndryshoj edhe gjumin. Është shumë e rëndë…”,– thanë disa prej tyre.

Me kompromis ata ranë dakord se që këtej e tutje do të përpiqen të jenë të kujdesshëm me oraret.