Banorja e “Big Brother” bën deklaratën e papritur: Nuk dua ta shikoj nga shtëpia, përse të mos rri edhe ato 3 ditë

121

Einxhel dëshironte që Vëllain i Madh të hiqte 15 mijë euro nga çmimi dhe të shkonin pesë banorë në finale.

Por produksioni njoftoi se vendimi me katër finalistë nuk do të ndryshojë.

Einxhel ka diskutuar sërish me banorët, ku është shprehur se dëshiron që ta përjetojë me patjetër finalen.

“Unë e kam thënë që kur Arjola ka dalë dhe na u shtua një 15-she që më mirë të na kishin shtuar një finalist se sa një 15-she 100.000 euroshit. Dua të jem me 18 shkurt, ta përjetoj si spektakël, nuk dua ta përjetoj si spektaktore, ta shikoj as nga studio as nga shtëpia. Përderisa kam arritur deri këtu përse mos ta përjetoj edhe atë natë.

Jam e sigurt që produksioni, “Vëllai i Madh” për atë natë kanë rezervuar qershinë mbi tortë dhe dua të jem te ajo gjëja, kam dëshirë të jem me ose pa 10 mijëshen.Dhe sikur të jem e pesta apo e gjashta, apo edhe sikur të jetë ‘hajd se po e fusim edhe këtë’ kam ardhur deri këtu, përse të mos rri edhe ato 3 ditën. “, tha Einxhel.