“Basha bleu 54 mijë ndjekës të huaj në Facebook brenda një dite”/ Eksperti publikon skandalin

65

‘Lulzim Basha ka blerë 54 mijë ndjekës në Facebook brenda një dite, një anomali në lidhje me politikënët shqiptarë’ u shpreh specialisti i komunikimit në rrjetet sociale Blerim Gjeladini.

I ftuar në Opinion, Gjeladini publikoi skandalin, ku theksoi se ‘kemi kapur një anomali pasi një politikani i janë arritur 54 mijë ndjekës brenda një dite që supozohet se janë blerë jashtë’.