Kreu i Partisë Demokratike ka ndarë detaje nga takimi në selinë blu me të dërguarin e SHBA për Ballkanin, Grabiel Escobar. Basha tha se diskutuan me zyrtarin e lartë për një sërë çështjesh, duke nisur që nga aktualiteti politik shqiptar, e deri te situata në Kosovë.
Kryedemokrati theksoi më tej, se ashtu si SHBA, edhe Shqipëria ka në prioritet luftën ndaj korrupsionit dhe ai shtoi se PD ka ndërmarrë nisma konkrete në këtë drejtim.
Gjithashtu Basha tha se ‘çështja e pandëshkueshmërisë dhe shpalljet non grata ishin pjesë e diskutimeve. Do keni mundësi të dëgjoni nga ai në lidhjet me sanksionet’.
Pjesë nga fjala e Bashës:
Është kënaqësi e veçantë të mirëpres përfaqësuesin e lartë amerikan. Lufta kundër korrupsionit është përcaktuar si interes kombëtar i SHBA.
Është më shumë interes i Shqipërisë. Ajo për të cilën PD është përpjekur më shumë në këto 8 vite. Ligji për SPAK dhe BKH të miratuara me iniciativën e PD.
Te iniciativa jonë për vettingun në politikë. PD ka qenë është dhe mbetet e vendosur në luftën kundër korrupsionit. Sanksionet ndaj individëve dhe kompanive që mbështesin politikanët e korruptuar në Kosovë. Prioritet i PD kanë qenë këto dhe është kënaqësi të shohim një rikthim të fuqishëm në Ballkan dhe Shqipëri.
Diskutuam për çështjet e aktualitetit politik në Shqipëri dhe situatën ën rajon. Ia bëra të qartë qëndrimin e PD për pacenueshmërinë e integritetit rajonal të Kosovës. Jam i kënaqur t’ju raportoj që në këtë qëndrim kam marrë mbështetjen dhe mirëkuptimin e Escobar.
Diskutuam për ecjen përpara. PD ka disa iniciativa si vettingu i politikanëve dhe ashpërsimi i dënimeve.
Pa diskutim që çështja e pandëshkueshmërisë dhe shpalljet non grata ishin pjesë e diskutimeve. Do keni mundësi të dëgjoni nga ai në lidhjet me sanksionet.