Basha flet për dasmën me gruan e tij Aurelën: Kishim 700 veta të ftuar nga Shqipëria, Kosova, Holanda dhe Kanadaja

190

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka rrëfyer edhe momentin kur bashkë me dajën ka shkuar për t’i kërkuar dorën e Aurelës në familjen e kësaj të f undit.

Të ftuar në emisionin “E diela shqiptare”, ata treguan detaje për dasmën e tyre me qindra të ftuar.

Ardit Gjebrea: Po në dasmë, si e mbani mend dasmën, me shumë njerëz, me pak njerëz
Aurela Basha: Me shumë njerëz.
Lulzim Basha: Jashtëzakonisht shumë njerëz.
Aurela Basha: Ne dasmën e kemi bërë në Tiranë.
Lulzim Basha: Jashtëzakonisht shumë njerëz.

Ardit Gjebrea: Dhe Aurela erdhi nga Hollanda?
Lulzim Basha: Po!
Ardit Gjebrea: Ndërsa ju nga Kosova?
Lulzim Basha: Po!
Ardit Gjebrea: Dhe erdhët dhe bëtë dasmën?
Lulzim Basha: Po!
Ardit Gjebrea: Kush u kujdes për dasmën?
Aurela Basha: E kishe më afër, ishe më afër…
Lulzim Basha: E para kjo, e dyta të themi atë që është domethënëse, ishte një moment i veçantë për familjen time. Jemi që jemi po i themi ca gjëra. Unë kam lindur pas 10 vjetësh martesë të prindërve të mi dhe disa përpara meje nuk ia kanë dalë të mbije tojnë, ndërkohë që jam djali i madh i djalit të madh të djalit të madh të djalit të madh me sa mbahet mend.

Familjet shqiptare kanë qenë tradicionalisht të mëdha, pra një farë mase kam qenë edhe në qendër të vëmendjes, nuk po them i përkëdheluri, po ka pasut një vëmendje të veçantë ndaj meje dhe këtë e ndjeja, e ndjeja nga xhaxhallarët, nga dajat, hallat, tezet dhe nga kushërinjtë e mi të parë, fëmijët e tyre. Kështu që për ta, për prindërit, për gjyshen që ishte gj allë, ishte një moment i veçantë martesa ime, nuk ishte diçka që donin ta kalonin.