Basha kërkon vetting për politikanët: Të pastrojmë politikën nga ata që pasuruan veten

72

Kryedemokrati Lulzim Basha kërkon që ti jepet fund pandëshkueshmërisë së politikanëve përmes vettingut në politikë.

Basha shkruan në Twitter se Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës, kjo gjendje sipas tij ka ardhur për shkak të politikanëve.

Postimi i plotë:

Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës. Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkuruese, e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndërrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish.#vettingnëpolitikë