Basha përsërit kërkesën: Vettingu në politikë rrëzon murin e korrupsionit që vret demokracinë dhe varfëron familjet shqiptare

98

Kryedemokrati Lulzim Basha përsërit qëndrimin e tij për vettingun në politikë.

Basha shkruan në “Twitter” se ‘Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet’.

Kryedemokrati thekson se rrëzimi i murit të korrupsionit do t’i hapë vendit rrugën drejt BE-së.

Postimi i plotë:

Që të mos jemi të parët në Europë për përhapjen e korrupsionit në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të dytët në botë për ryshfetin, Shqipëria ka nevojë për vetting në politikë.

Rrëzimi i murit të korrupsionit, si pengesa që varfëron familjet shqiptare, cenon rendin & sigurinë dhe vret demokracinë, do çlirojë potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë dhe do të hapë rrugën drejt BE-së. #vettingnëpolitikë.