Deputeti Lulzim Basha ka vijuar hakmarrjen e tij ndaj deputetëve demokrat të cilët janë në mbështetje të ish-kryeministri Sali Berisha, duke i përjashtuar nga grupi parlamentar.
Në shkresën e firmosur nga Gazment Bardhi, bëhet me dije se deputetët Albana Vokshi, Flamur Noka, Luan Baçi dhe Edmond Spaho, nuk do të jenë më pjesë e grupit parlametar pas masave disiplinore të mara nga Kryesia e Partisë Demokratike, e cila është shkarkuar në Kuvendin Kombëtar të 11 Dhjetorit.
Partia Demokratike njofton Kuvendin se kreu i grupit Parlamentar do të jetë Enkelejd Alibeaj, post ky i mbajtur nga Alfred Rushaj.
Ndërsa Agron Gjekmarkaj do të jetë nënkryetar Kuvendi, duke marr postin që ka mbajtur deputeti Enkelejd Alibeaj.
Pas vendimeve të marra ditën e shtunë në Këshillin Kombëtar, PD njofton edhe propozim-emerime te tjera që kanë të bëjnë me drejtimin e komisioneve parlamentare dhe në Byronë e Kuvendit.
Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë: Grida Duma
Kryetar i Komisionit të Arsimit: Flutura Açka
Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve:Dhurata Çupi
Sekretariati për Buxhetin: Xhelal Mziu (sekretar)
Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar)
Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar)
Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar)
PD njofton se kanë propozuar edhe ndryshime në përbërjen e delegacioneve të përhershme të Kuvendit pranë organizatave ndërkombëtare.