Bashkë me “vjehrrën” dhe “kunatën”, Andi dhe Tea festojnë bashkë natën e ndërrimit të viteve (Foto)

266

Puntatën e djeshme dhe të fundit të vitit që lamë pas në “Përputhen” ishte e ftuar mamaja e Andit.

Patjetër që në studio filluan ngacmimet dhe pyetje ku të gjithë kureshtarët ishin sy e veshë, por edhe mamja e Andit nuk i la pa material që me buqetën e madhë të luleve që i dhuroi Teas.

Tea dhe Andi i kërkuan produksionit ta kalojnë natën e ndërrimit të viteve së bashku dhe në rrjetet sociale nuk kanë ndarë asgjë nga kjo natë, veç një video mjaft interesante në makinë.

Ata ndodhen në makinë me mamin e Andit dhe motrën e Teas, ku të dy i kanë quajtur “vjehrrë” dhe “kunatë”.

“Gëzuar të gjithëve, gezuar”, kanë uruar pretendentët për çift të programit./korrieri.al