Beatrix Ramosaj lë shtëpinë e “Big Brother VIP”. Kjo ishte arsyeja

113

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka lënë mbrëmë shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ajo është nisur drejt Pallatit të Kongreseve ku u zhvillua nata e dytë e Festivalit të RTSH-së, për të parë nga afër performancën e të vëllait, Alban Ramosaj. Ky i fundit garoi me këngën e tij “Theje”.

Por edhe pse ka dalë nga shtëpia, Beatrix nuk u kuptua se ku po shkonte, duke ngritur shumë pikëpyetje, aq më tepër që në makinë po qëndronte me kufje në vesh dhe me sytë e mbyllur për të mos zbuluar asnjë detaj.