Bebe Rexha me vallëzim tradicional në emisionin amerikan: Ne i bëjmë dasmat kështu

200

Bebe Rexha ka qenë e ftuar në një nga emisionet më të famshme në Amerikë, “Glamour”, ku ka ndjekur “cover”-at, që fansat e saj kishin realizuar me këngët e saj.

Teksa komplimentonte dhe theksonte vlerat e secilit prej tyre, Bebe Rexhës i bëri përshtypje një fans nga Jordania, i quajtur Abdullah Ghannam.

Ndër versionet e ndryshme të këngëve të saj, Bebes i bëri përshtypje një fans nga Jordania, i cili kishte realizuar këngën e saj të famshme “Say my name” me tarabuka, me të cilën Bebe filloi menjëherë të kërcejë.

“Opaa, op, o pop”, dëgjohet Bebe Rexha, duke thënë përgjatë videos, teksa hap krahët dhe vallëzon në stilin tradicional.

“Është sikur stil shqiptar, unë jam shqiptare dhe në bëjmë dasma të tipi ‘Opa, op op’. Ne Ne kemi daulle të mëdha që i quajmë ‘lodra’ dhe luajmë në daulle të mëdha, kështu që e pëlqeva këtë, ishte vërtetë interesante. Ishte vërtet ndryshe dhe unë e pëlqeva këtë”, thotë artistja me rrënjë shqiptare përgjatë videos.

Pjesën ku Bebe flet për vallëzimin tradicional, mund ta ndiqni nga minuta e 05:00