Bëhuni gati për “ethet” e dimrit, fundjava gati të sjellë reshjet e dëborës

206

Instituti Hidrometeorologjik parashikon se të mërkurën dhe enjten do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Dita e mërkurë dhe e enjte do të jenë relativisht të ngrohta për periudhën që jemi por nga dita e premte e tutje parashihet mot jostabil, i përcjellur me reshje shiu dhe bore.

“Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike do të kemi rritje në të dy vlerat ekstreme, ndërsa në fushat barike priten rënie të lehta, duke e prishur këtë situatë meteorologjike. Dita e mërkurë dhe e enjte do të jenë relativisht të ngrohta për periudhën që jemi por nga dita e premte e tutje parashihet mot jostabil, i përcjellur me reshje shiu dhe bore.

Gjatë vikendit sikur kemi paralajmëruar do të ketë rënie të theksuara të temperaturave dhe reshje bore, kryesisht ditën e shtune. Temperaturat gjatë dy ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius. Kjo dinamikë e motit do të ndikoj dukshëm në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Do to të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim./korrieri.al