Beniada e Donaldi flasin për prindërit: Ata të shtepis time nuk harxhojnë as……

121

Mbrëmjen e djeshme, Beniada Nishani dhe Donald Veshaj, kanë kaluar pak kohë bashkë ku kanë folur për prindërit e tyre. Në një moment, ata kanë zbuluar se si baballarët nuk shpenzonin para, madje babi i aktorit të humorit shikonte faturat se mos i shtojnë ndonjë produkt tjetër.

Teksa të dy po qeshnin, modelja e njohur shton se për këtë arsye nuk e marrin me vete kur dalin, e lënë në shtëpi.

 

Biseda mes Beniadës dhe Donaldit:

Donaldi: Ata të shtëpisë sime nuk harxhojnë as 20 lekë

Beniada: Babi im nuk blen asnjëherë, të harxhojë babi lekun?

Donaldi: Kur marrim faturën e tavolinës, ai thotë ‘ku na e futi këtë ujin’.

Beniada: Babi im është ashtu.

Donaldi: Ku na e futi këtë ujin, se ne nuk kemi marrë. Për një ujë, e ke parasysh? Ne nuk kemi marrë katër ujë, tre ujë morëm…

Beniada: Babi im është kështu, edhe shpeshherë e lëmë në shtëpi. Ai nuk do të vijë vetë se thotë ‘ma fusin mua’. Edhe gjithmonë ia fusin, o pa dashje, o me dashje, nuk e di. Kur ke frikë diçka, frika të kthehet mbrapsht.