Berisha njoftoi koalicionin me Kryemadhin/LSI reagon ndaj PD-së:Basha,i tmerruar nga primaret

113

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar në përgjigje të deklaratave të Partisë Demokratike, pasi Sali Berisha dha lajmin se në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit kandidatët e dalë nga Primaret do të hyjnë në garë në koalicion me LSI-në.

LSI thotë se kryetari i PD-së, Lulzim Basha, “tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh”.

Në një postim në Facebook, PD e ka cilësuar këtë bashkëpunim si koalicioni non-grata dhe që kërkon të mbajë Shqipërinë në vendnumëro. Sipas selisë blu, hallet e treshes Rama-Berisha-Meta nuk janë hallet e shqiptarëve.

 

REAGIMI I PLOTE I LSI:

I tmerruar nga primaret e djeshme të jashtëzakonshme, deputeti Basha i cili mashtroi për 10 vite e si bëri kurrë tani provokon LSI-në për të shmangur vëmendjen nga kandidatët që caktohen me zarfa në minutë të fundit prej 10 vitesh. Të gjithë për rivendosjen e integritetit të votës së lirë.