Berisha premton rrëzimin e qeverisë: Do përballemi dhëmbë për dhëmbë dhe do e përmbysim

51

 

Nga Kamza, ku po mban takimin e radhës me militantë demokratë, Berisha tha se nisma e tij, të cilës iu referua si “uragani i shpresës”, “do të përballet dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin dhe do ta përmbysë atë”.

Pjesë nga deklarata e Berishës:

Këtë herë uragani i shpresës do të përballet dhëmbë për dhëmbë me narkoshtetin dhe do ta përmbysë atë, do të ngrejë edhe njëherë Shqipërinë në këmbë. Ne qëndrojmë fuqishëm prapa një kauze që është kauza themelore e lirisë, e qytetarit që do të jetojë me nder dhe dinjitet. Është kauza e qytetarëve që kuptojnë dhe besojnë se pa pluralizëm të vërtetë politik nuk ka liri.