Berisha: Taulant Bego Yaris vjen në Lushnjë dhe bën fushatë për kandidatin e Lul Bravës

94

Nga Lushnja, Sali Berisha deklaroi se Taulant Balla po bën fushatë për kandidatin e Lulzim Bashës. Berisha tha se në zgjedhjet e 6 marsit demokratët përfaqësohen nga kandidati i koalicionit opozitar, “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano.

“Edi Rama i ka dhënë atij vulën me policë, i ka dhënë logon e PD me policë dhe e rrëmbyen. Ai ka vendosur shpirtin e tij, logon e grabitur të partisë dhe vulën e saj, krejtësisht në dispozicion të Edi Ramës. Ndaj dhe çdo votë për kandidatin e tij, të cilin nuk e njoh dhe nuk merrem me të, por ta dini primaret ishin të hapura poër çdo anëtar të PD në Lushnje pa përjashtim dhe kërkonin guximin e besimin te vota e lirë. Ata të cilët nuk patën kurajo por në vend të votës së anëtarësisë preferuan emërimin e Lul Bravës le të dëgjojnë tani dërdëllitjet e Taulant Bego Yarisit që vjen dhe bën fushatë për ta. Vjen dhe bën fushatën e tyre. A mundet të përfaqësojë ky kandidat interesat tuaja? Kurrën e kurrës. Përfaqëson Lul Bravën dhe pengmarrësin e tij Edi Ramën”, u shpreh Berisha teksa prezantoi kandidatin e tij per Bashkinë Lushnjë. .