Berishën e braktisin drejtuesit e degës dhe deputetët në “Foltoren” e Beratit

79

Sali Berisha e zhvendosi “Foltoren” pasditen e sotme në Berat.  Ish-kryeministri u prit nga një grup demokratësh, por u braktis nga drejtuesit e degës së PD-së në këtë qytet, por edhe deputetët e zgjedhur në 25 Prill.

Asnjë prej drejtuesve të degës së PD-së Berat dhe asnjë prej dy deputetëve të qarkut Tomor Alizoti dhe Kasëm Mahmutaj nuk kanë marrë pjesë.

Në takim përkrah Berishës ishin si gjithmonë disa nga figurat që e kanë shoqëruar në disa “Foltore” nga Bujar Nishani, Genc Pollo, Flamur Noka, Klevis Balliu, Astrit Veliaj etj.